Me këmbë dhe me duar duke folur në telefon, timonin ia lë në dorë “Zotit”, “piloti” i autobusit habit turistin e huaj në Llogara

Pavarësisht se në Shqipëri, Kodi Rrugor ka ndryshuar disa herë, duke u ashpërsuar masat ndëshkimore për drejtuesit e mjeteve që flasin në telefon ndëkrohë që janë në timon, apo kush nuk vë rripin e sigurimit, si dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, duke bërë që këta shkelës të gjobiten rëndë, deri në heqjen e patentës, ka sërish nga ata që i thyejnë rregullat.


Por këtë herë kjo “kapriço” e shoferëve shqiptarë ndaj rregullave dhe ligjeve, ju ka tërhequr vëmendjen edhe të huajve.

Një person ka publkuar një video ku shihet një shofer autobusi duke folur në telefon, dhe me dorën tjetër bën gjeste, ndërsa timonin ja ka lënë “Zotit në dorë”. Dhe pikërisht këtë veprim që padiskutim mund të konsiderohet si tentativë vrasjeve e bën në një nga rrugët më të rrezikshme të vendit, siç janë kthesat e LLogarasë.

Absurde, e palogjikshme, dhe e papërgjegjshme mënyra se si një shofer i tillë vijon të drejtojë mjete, ku në të udhëtojnë deri në 50 apo më shumë persona.

Fatmirësisht këtë herë “pilotit” të autobusit i ka dhënë një dorë të mirë fati, pasi nuk ka ndodhur asgjë që mund të kishte vënë në rrezik jetën e udhëtarëve.


Shtuar 3.08.2023 17:26