Deputeti i PD-së, Edi Paloka, njëherësh kreu i Këshillit Kombëtar në selinë blu, me anë të një postimi në rrjete sociale ka reaguar për pyetjet që bëhet rëndom në sondazhe, apo në koridoret e politikës se “me keni jeni me Berishën apo SHBA-në”.
“Shoh që së fundmi është hedhur e qarkullon një pyetje nëpër rrjetet sociale , herë në formë sondazhi e herë si ftesë për debat : Me kë jeni , me Sali Berishën apo me SHBA?
Të lidhura
None found
Mos ju bëni demokratëve pyetje të tilla se janë të shëmtuara…! Lërjani Ramës dhe lëtyrësave të tij këto diversione”, shkruan Paloka.
Ky i fundit, pas vendimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha është parë në krah të Berishës, në të gjitha lëvizjet e ish kryeministrit, si në Kuvend apo edhe aktivitetin “Foltore me demokratët”./albeu.com
