Avokati Spartak Ngjela, sipas informacioneve që pretendon që disponon ka deklaruar se Bashkimi Evropian do ta shpallë “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.
Sipas tij, Berisha nuk mund të jetë kryetar i Partisë Demokratike kur është shpallur “non grata” nga SHBA.
I ftuar në Euronews, ai deklaroi se e kanë njoftuar që edhe Britani mendohet ta shpallë “non grata.”
“Nuk mund të jesh ti kryetar i partisë së djathtë në Shqipëri dhe ”non grata” në Amerikë. Nuk ka mundësi, më kë flisni ju? Me Moskën jemi ne? Nuk mundet. Është në Amerikë “non grata” dhe në Britani. Mendohet që ta nxjerrë, sipas atyre që më kanë njoftuar mua, edhe BE-ja. Ai duhet ta kuptonte, që duhet të tërhiqej.”, theksoi ai.
Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën “non grata” nga SHBA më 19 maj 2021. Ishte sekretari i shteti Antony Blinken, i cili përmes një mesazhi në Tëitter njoftoi se i ishte ndaluar hyrja në SHBA familjes Berisha.
Më 22 korrik 2022, Berisha u shpall “non grata” edhe nga Britania e Madhe.
Ishte ai vetë që bëri me dije se autoritetet britanike kishin marrë vendim për moslejimin e hyrjes së tij në Britaninë e Madhe, “për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë dhe për korrupsion”/Albeu.com.