“Më ka humbur gruaja”, burri ngre në “këmbë” policinë e Vlorës

Një 21-vjeçare është zhdukur dje në Vlorë.

E reja me iniciale K.K është larguar dje nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Uniformat blu bëjnë me dije se ka qenë bashkëshorti i 21-vjeçares ai që ka denoncuar zhdukjen e të resë në polici.

Njoftimi Policisë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetases K. K., 21 vjeçe, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj se prej ditës së djeshme, kjo shtetase është larguar nga banesa dhe ka humbur kontaktet me të. Punohet për gjetjen e saj.

/albeu.com/


Shtuar 18.06.2023 11:45

Tags: ,