“Më jepni 100 euro, ndryshe…”, shqiptari dështon në vjedhjen e biçikletave, u kërkon pronarëve ‘kompensim’

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, kërcënoi pronarët.

Ai priti që bashkëshortët të dilnin nga godina, duke u zënë pritë pranë një marketi të zonës, teksa i kërcënoi me kaçavidë.

Ai u kishte kërkuar 100 euro për biçikletat duke i kërcënuar se do t’i lëndonte.

Policia u telefonua nga çifti i pronarëve të apartamenteve, që thanë të përlotur se ishin ndjekur dhe bllokuar brenda një lokali tregtar në “Via Palermo” nga i dyshuari, sipas medias vendase.

Edhe pse u arratis për herë të dytë, oficerët e policisë arritën ta kapnin atë ndërsa po ikte në rrugica, pas një ndjekjeje të shkurtër.


Shtuar 6.06.2025 22:09