“Më jep 700 euro dhe le të dalë”, leje me lekë për të burgosurit në Lushnjë, shefi bie në grackë, SPAK prangos komisarin

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar lidhur me rastin e publikuar nga emisioni “Stop”, ku një gardian në burgun e Lushnjës ka marrë ryshfet në këmbim të lejes për daljen nga qelia të një të burgosuri.

Përmes një njoftimi zyrtar, Drejtoria e Burgjeve bën me dije se menjëherë pas publikimit të këtij rasti, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e komisariat me ininciale H.L, me detyrë shef i regjimit të brendshëm në IEVP Lushnje.

Këtij shtetasi iu kërkua disa dite leje për një person që ishte burgosur për “lëndë narkotike”, dhe ra dakord për 5-7 dite leje kundrejt një shume prej 700 euro.

“Në lidhje me pamjet e transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, ku shfaqet një punonjës i Policisë së Burgjeve duke marrë vlera monetare në këmbim të një leje shpërblyese, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, dhe nën drejtimin e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka ndërmarrë menjëherë veprimet për identifikimin dhe arrestimin e tij”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Burgjeve:

Në lidhje me pamjet e transmetuara në emisionin investigativ “Stop”, ku shfaqet një punonjës i Policisë së Burgjeve duke marrë vlera monetare në këmbim të një leje shpërblyese, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, dhe nën drejtimin e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka ndërmarrë menjëherë veprimet për identifikimin dhe arrestimin e tij.

Punonjësi i identifikuar është komisar H. L, me detyrë shef i regjimit të brendshëm në IEVP Lushnjë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dënon me forcë çdo akt të paligjshëm dhe korruptiv që bie ndesh me etikën dhe misionin e sistemit penitenciar.

Distancohemi qartësisht nga veprime të tilla individuale, që nuk përfaqësojnë strukturën dhe angazhimin tonë për një administratë të ndershme, transparente dhe të përgjegjshme.


Shtuar 16.09.2025 21:52