“Më gjeni rrugë të iki në shtëpi”, moment dramatik në Maliq, gruaja humb ndjenjat

Pas bllokimit të rrugës Librazhd–Prrenjas, dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra në terren, duke u përballur me kushte të vështira dhe pritje të gjata.

ARRSH-ja u ka sugjeruar drejtuesve të mjeteve të përdorin si alternativë aksin Maliq–Moglicë. Megjithatë, edhe kjo rrugë është bllokuar, pasi tre trajlerë kanë mbetur në mes të aksit, duke paralizuar plotësisht qarkullimin.

Por një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Maliq, pasi një grau nga ngarkesa emocionale dhe lodhja e tepërt në rrugë ajo ka humbur ndjenjat. Para se ajo të humbiste ndjenjat është shprehur se donte rrugë për të ikur në shtëpi.

Ndërkohë, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maliq, ku një grua e rënduar nga lodhja dhe ngarkesa emocionale si pasojë e qëndrimit të gjatë në rrugë, ka humbur ndjenjat.

“Mos kesh rrugë të ikësh në shtëpi. Më gjeni rrugën nga të iki në shtëpi”, është shprehur ajo përpara se të humbë ndjenjat, raporton News24.


Shtuar 21.02.2026 20:03