Prej ditësh Shqipëria po kalon kohë të vështira për shkak të zjarreve që përfshinë e vendin. Sot policia bën me dije se ka nisur aksionin për të vënë në pranga të gjithë personat që kanë djegur sipërfaqe toke dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Kështu, në pranga ka rënë:
-Fier: Arben Muskaj dhe Zarif Muskaj janë arrestuar, pasi akuzohen për shkatërrim të pronës me zjarr e kryer në bashkëpunim. Këta dy persona, dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin i vunë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz si dhe pyllit në fshatin Kreshpan. Në datë 06.08.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vënë zjarrin pyllit të fshatit Gjorgoz, Fier, ku është djegur një sipërfaqe prej 4 hektarë me shkurre e pisha.
-Durrës: Artur Beqiri është arrestuar pasi dyshohet se ka vendosur zjarr një sipërfaqe toke duke djegur bimësi të egër kallamishte. Beqiri akuzohet për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.
Belsh: Arrestohet në flagracë shtetasi Nexhip Hortja, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Librazhd: shpallet në kërkim policor Riza Duka, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”. /albeu.com/