“Më e larta në botë”, Berisha ultimatum qeverisë: Përgjysmo taksimin mbi naftën!

Ish-kryeministri Sali Berisha I ka bërë thirrje qeverisë që të përgjysmojë sa më shpejt taksën mbi karburantet.

Kjo pasi sipas Berishës, do të ulte ndjeshëm çmimin e naftës.

Berisha shtoi se në vendin tonë kjo taksë është 1,1 euro, pra më e larta në botë.

“PD kërkon përgjysmimin e menjëhershëm të taksimit të naftës, i cili në vlerën prej 1.1 eurosh është më i larti në botë. Përgjysmimi I ngarkesës fiskale mbi litrin e naftës do të shoqërohej me një ulje të rëndësishme të çmimit të naftës. Ata që mendojnë se arka do boshatiset, u them se kjo nuk është e vërtetë, pasi mjafton që qeveria të çdoganojë rreth 250 mijë ton naftë që kalojnë jashtë dhe kjo zgjidhet. Kjo pasi nafta kontrabandë patronohet nga dora e zezë e qeverisë”, u shpreh Berisha./albeu.com/