Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike gjatë periudhës së fushatës, Floriana Garo i është bashkuar “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha në Tiranë.
Ajo ka ndarë një foto me Lisandër Hoxhën në profilin e saj në Facebook, ku shihet në mesin e të rinjve që ndodhen në amfiteatrin e Akademisë së Arteve.
Ajo shkruan se me të rinjte, Foltorja do të jetë më e bashkuar, më e fortë dhe më e hapur.
“Foltoja me te rinjte! Me te bashkuar, me te forte, me te hapur”, shkruan ajo në Instagram./albeu.com/