Princesha 43-vjeçare e Monakos, Charlene është rikthyer në rrjetet sociale. E buzëqeshur, me disa kilogramë më pak, veshur me bluze të zezë, me rruaza në qafë, bashkëshortja e Princit Albert II shkroi shumë shkurt: ‘Zoti ju bekoftë’.
Mediat e huaja shkruajnë se mesazhi ndoshta u drejtohet të gjithë atyre që u lutën për shëndetin e saj.
Kujtojmë se në fillim të shtatorit, Charlene u dërgua me urgjencë në një spital në Afrikën e Jugut pasi pati probleme shëndetësore. Thuhet se pati një infeksion të rëndë të veshit, hundës dhe fytit, me të cilin u infektua në Afrikë që në muajin maj.
Prej atëherë ajo nuk e takoi për disa muaj familjen. Ka realizuar tre operacione.
Në fillim u mendoi se mos kishte një krizë mes bashkëshortëve, duke qenë se nuk pop shfaqeshin më bashkë, por më pas lajmi për problemin shëndetësor e qartësoi situatën.
Ish-notarja dhe modelja, Charlene është me princin Albertin II të Monakos që nga viti 2006. Në vitin 2010 u fejuan dhe në 2011-ën u martuan. Binjakët e tyre Gabriella Thérèse Marie dhe Jacques Honoré Rainier erdhën në jetë në 2014-ën.