Më cilën deputete të mazhorancës do të kryente marrëdhënie seksuale deputeti Saimir Korreshi?
Kjo ishte pyetja që vuri në siklet demokratin, i cili mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Albano Show”.
Korreshi: Torbestrafkullah se kam menduar ndonjëherë. Ku di unë…
Albano: Nëse do ishe i ndarë nga gruaja?
Korreshi: Po të ndahesha nga gruaja. Nuk e di, nuk i qëlloj dot.
Albano: Po mendo se donte vetë ajo. Mendo se je beqar.
Korreshi: Ashtu ça të zërë pastaj. Ti do thuash burri shoku i qenit. Kështu i thontë, na kanë etiketuar gjithmonë.
Albano: Ke menduar ndonjëherë të thuash të vërtetën se sa lekë ke?
Korreshi: Në bankë?
Albano: Cash?
Korreshi: 1.5 mln.
Albano: Të reja apo të vjetra.
Korreshi: Të reja.
Albano: Do më japësh 200 mijë të ve një loto.
Korreshi: Po deshe birra të pimë bashkë…te bastet fiton pronari i basteve dhe ai që nuk vë. Unë nuk di ndonjë rast tjetër.