Me celular dhe pa rrip sigurimi, polici “i fal” gjobën shoferit, pezullohet nga detyra

Në rrjetet sociale u bë virale video në të cilën shfaqet një drejtues mjeti i cili po përdorte celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit, ndërkohë që punonjësi i Policisë e konstatoi, por nuk i vendosi gjobë.

Drejtoria Vendore e Policisë së Fierit ka reaguar pas publikimit të rastit dhe bën me dije se ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektorin I. Ç., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lushnjë.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqet një drejtues mjeti i cili përdorte celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe pa vendosur rripin e sigurimit, ndërkohë që punonjësi i Policisë e konstatoi por nuk i vendosi masë administrative në përmbushje të detyrave funksionale, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor I. Ç., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Lushnjë.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën të punonjësve të Policisë duke i garantuar për reagim të menjëhershëm./ALbeu.com/


Shtuar 1.02.2023 22:17