Me armë dhe shkopa bejsbolli, shoferi i Nikollës: Ata na shanë të parët

Në lidhje me sherrin në Hamallaj të Durrësit, ka reaguar dhe ish-gardisti i arrestuar tashmë, Martin Nikolla.

Shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla, ka deklaruar në polici se konfliktin e ka nisur familja Kaçi e para.

Ai gjithashtu  është shprehur se ka qëlluar me armë në ajër, por sipas tij qëllimi ka qenë për të ndalur sherrin e nisur.

“Erdhi babai i palës tjetër dhe na ofendoi. Konflikti ka nisur në fillim nga ana e tyre. Më pas gjërat u përkeqësuan dhe nisi konflikti më i rëndë. Në fund kam qëlluar me armë në ajër. Qëllimi ka qenë për të ndaluar sherrin dhe konfliktin që kishte nisur”, ka treguar Nikolla.

Pas ngjarjes së rëndë, me urdhër të Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla efektivi i Gardës u përjashtua nga detyra.

Martin Nikolli me funksion ndihmës oficer sigurie në grupet e shoqërimit, ishte i punësuar si shoferi zëvendësues i kryeparlamentares Lindita Nikolla.


Shtuar 31.07.2023 11:24