Socialistët mbledhin më 9 prill Kongresin e PS, paralajmërohen
Trokitja e pranverës pritet të sjellë raprezalje në qeverinë “Rama 3”. Në shtator të vitit që lamë pas, kryeministri Edi Rama prezantoi përbërjen e qeverisë së drejtuar prej tij, në të cilën ka pak ndryshime. Por gazeta ka mësuar se rreth 3-4 ministra rrezikojnë të shkarkohen gjatë muajit që vjen, për shkak se Partia Socialiste do të mbledhë në 9 prill Kongresin e saj. Mësohet se “kurban” pritet të bëhet zoti Arben Ahmetaj, i cili ka rënë në heshtje dhe është dubluar nga të tjerët, apo edhe ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, sektor i së cilës kohët e fundit është përfshirë në mjaft skandale. Madje ndryshimet në qeveri i ka paralajmëruar edh këshilltari i Edi Ramës, Baton Haxhiu, i cili pak ditë më parë sulmoi ashpër dy ministret, Belinda Balluku (Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë) dhe Frida Krifcën (Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural) për deklaratat e dhëna lidhur më krizën e rritjes së çmimeve të energjisë, karburantit dhe inputeve bujqësore. Në një studio televizive, bashkëpunëtori i ngushtë i Ramës theksoi se gjuha e përdorur nga Balluku dhe Krifca në ditët e fundit ishte neveritëse pasi kopjojnë gjuhën e shefit të qeverisë Rama. Në këtë mënyrë, Haxhiu paralajmëroi se të dyja ministret socialiste mund të shkarkohen në të ardhmen.
Ministrat më të rrezikuar
Por sot që flasim dhe në kushtet kur kanë kaluar plot 6 maj nga prezantimi i “Qeverisë Rama 3”, situata është disi e komplikuar dhe Partia Socialiste është përfshirë nga skandalet dhe luftë brrylash, ku për pasojë janë krijuar disa klane. Gazeta e tha pak ditë më parë se në PS janë riaktivizuar fraksionet, teksa një klan është Veliaj-Balla, ndërsa klani tjetër është Gjiknuri-Balluku. Sipas burimeve nga selia rozë dhe Këshilli i Ministrave, mësohet se janë disa arsye që kanë detyruar Edi Rama të shkojë drejt rikompozimit të qeverisë aktuale “Rama 3”. Mësohet se arsyeja e parë është fakti se në qeveri ka ministra që akuzohen nga opozita dhe jovetëm për korrupsion. Kështu që i ndodhur përpara kësaj situate, kryeministri pritet të largojë nga ekzekutivi ata ministra që akuzohen për korrupsion rrezikon të dalin para drejtësisë, pse jo edhe t’iu vihen prangat në Parlament apo në selinë e Këshillit të Ministrave. Ndërkohë arsyeja e dytë që pritet të ndodhen ndryshime në qeveri, është fakti se shumë ministra janë akuzuar dhe kallëzuar në Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për shkak se janë përfshirë në aferën e inceneratorëve, ku dëmi sipas Partisë Demorkatike shkon në 430 milonë euro. Pra nisur nga fakti se disa nga ministrat aktualë janë në qendër të akuzave dhe të denoncuar në SPAK, Rama po mendon të rifreskojë kabinetin, në mënyrë që në rast se prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kërkojnë arrestimin e tyre, ata të mos mbrohen nga kostumi i pushtetarit. Nga ana tjetër, arsyeja e tretë që tregon se në mbledhjen e Kongresit të Partisë Socialiste mund të kemi ndryshime, është fakti se pas furtunës së inceneratorëve, shumë ministra kanë rënë në hedhjet dhe ndërkohë po dublohen nga të tjerët. Megjithatë, mbetët të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më kontekst.
Kongresi i PS, pritet të miraton ndryshimet statusore
Por përveç ndryshimeve në qeveri, gazeta ka mësuar edhe detaje të tjera nga mbledhja e Kongresit të Partisë Socialiste që do mbahet më 9 prill Kongresin. Mbajtja e Kongresit ishte paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama më 29 janar, por u shty për shkak të zgjedhjeve të pjesshme lokale. Një tjetër arsye për shtyrjen e Kongresit ishte edhe Formulari i Këshillimit Kombëtar, pasi Rama tha se do marrin fillimisht mendimin e njerëzve përmes pyetjeve të ngritura në formular dhe do t’i analizojnë atë në Kongres. Më 9 prill, pritet që Partia Socialiste t’i nënshtrohet një procesi riorganizimi që do të synojë ripërtëritjen e partisë me figura të reja. Pritet gjithashtu që në Kongres të miratohen ndryshime statutore, për të cilat është ngritur një Grupi i Posaçëm pune, i cili gjatë kësaj kohe ka përgatitur dokumentin përfundimtar për ndryshimet statutore që do t’i paraqitet për miratim delegatëve të Kongresit.