Me 8 vota pro, KLP emëron në SPAK prokurorin Bledar Maksuti

Këshilli i Larte i Prokurorisë miratoi me 8 vota pro emërimin në SPAK për një mandat 9-vjeçar, të prokurorit Bledar Maksuti.

Kandidati Bledar Maksuti, ishte i renditur i 4-ti nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kur u hap gara për 3 vendet vakante ne SPAK.

Komisioni i Posaçëm në SPAK skualifikoi nga gara prokurorin Ndini Tavani të renditur sipër tij. Kjo i hapi rrugën prokurorit Maksuti, për të cilin SPAK tha se plotëson kushtet për marrjen e detyrës pas analizimit të pastërtisë së figurës dhe pasurisë.

Kujtojmë se më herët KLP emëroi prokuroren Anita Jella, si prokurore e strukurës së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Gjithashtu në mbledhjen e KLP u pezullua nga detyre drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, i cili u arrestua pas operacionit të SPAK.


Shtuar 31.07.2024 14:46