Me 240 km/h tremb “për vdekje” vajzat: Mbaje për Kishë të Laçit, jo kaq shpejt (VIDEO)

Një video e frikshme po qarkullon në mediat në Kosovë, teksa një i ri po ecën me shpejtësi marramendëse me makinë, ku ka si pasagjere edhe dy vajza.

Vajzat duket të jenë nga Shqipëria dhe I kërkojnë djalit të mos ecë me shpejtësi aq të madhe.

Ai nuk i dëgjon dhe vijon rrugëtimin e tij me shpejtësi.

Vajzat përpiqen që t’i kujtojnë se mund të ketë radar në rrugë, por ai ia shkel gazit duke kapur shpejtësinë 240 km/h në zonë të banuar.

Vajzat duken mjaft të trembura nga situata e ndodhur dhe fillojnë të bërtasin që ai të ndalojë./albeu.com/


Shtuar 7.03.2022 11:41