“Më 23 maj kandidoj për kryetar të PD-së”/ Salianji: PD kështu siç është nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka deklaruar se më 23 maj do të garojë në zgjedhjet për kryetar të PD. I ftuar në emisionin “Opinion”, Salianji është shprehur se me situatën aktuale, PD nuk fiton dot zgjedhjet përball PS.

Salianji theksoi se nuk është marrë me Berishën dhe me askënd tjetër, por është marrë me shqetësimet që kanë demokratët për të bërë PD fituese.

“Patjetër që do të kandidojë, do të jem në garë më 23 maj. Kamë bërë një tur takimesh dhe kam shprehur shqetësimet që demokratët i kanë dhe është bërë një ndarje mendimesh. Unë nuk jam marrë me Berishën dhe me askënd tjetër. Jam marrë me shqetësimet që kanë demokratët për të bërë PD fituese, PD kështu siç është, është një parti që nuk fiton dot. Unë nuk kam patur asnjë shqetësim me Berishën dhe asnjë konflikt”, tha Salianji.


Shtuar 23.03.2026 22:58