Një shofer mjeti është prangosur në By-Passin e Fierit, pasi është kapur me një shpejtësi prej 190 km/h.
Lajmin e bën të ditur policia përmes një njoftimi, ku shprehet se shpejtësia e e lartë e mjetit u evidentua nga makina inteligjente dhe radari informativ.
Përmes një komunikate për shtyp, policia rrugore i bën apel të gjithë drejtuesve të zbatojnë rregullat e qarkullimit, pasi akset rrugore po monitorohen intensivisht me makina inteligjente, radarë dhe kamera.
Njoftimi i policisë:
Siguria Rrugore në fundjavë.
Live nga Bypass i Fierit.
Makina inteligjente dhe radari automatik po vijojnë skanimet e shpejtësisë në të dy krahët e lëvizjes Fier-Vlorë dhe Vlorë-Fier.
Shpejtësi që arrin deri në 190km/h. Drejtues mjetesh, mos fluturoni në rrugë por zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor.
Në të gjitha rrugët e vendit ka makina inteligjente, radar automatik, kamera, dron e aparat fotografik që përdoren nga punonjësit e Policisë Rrugore.
Mbroni jetën duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.