“Do u shërbej, të gjithëve edhe atyre që nuk më kanë votuar”. Kështu u shpreh Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në emisionin “Kjo javë” në News 24.
“Asnjë nuk shoh kundërshtar. Gjëja që do të doja është që në fjalimin e të hënës, secili të dëgjonte nga fjala ime dhe do ta dëgjojë nga goja ime, që do i shërbejë të gjithëve edhe atyre që nuk më kanë votuar. Kush më ka provuar edhe gjatë gjithë këtyre viteve kur kemi bërë çerdhet, kopshte, shkollat, shtëpitë e tërmetit, bonuset e qirasë, kreditë e buta nuk I kemi parë teserën askujt. Një nga arsyet pse ne vazhdojmë rritemi është se shumë demokratë janë zhgënjyer për mirë”, tha ai.
Veliaj ironizoi dhe Flamur Nokën që është regjistruar si “deputet i Partisë Komuniste” dhe koalicionin Berisha-Meta.
Kreu i Bashkisë nënvizoi se ajo çfarë ka ngelur nga Foltorja, është sot duke kryer një akt vetëvrasjeje ideologjike.
“Ti shikon që ke kandidatë të Partisë Komuniste që prezantohen nga Flamur Noka. Unë besoj se PD ose çfarë ka ngelur nga foltorja, është sot duke kryer një akt vetëvrasjeje ideologjike. Kur ti thua që do i hapim luftë Amerikës, kur bën koalicion me Ilir Metën dhe kur numrit dy të Partisë Demokratike, Flamur Nokës i është dashur njëherë të regjistrohet në parlament si anëtar i Partisë Komuniste.
Ajo që njerëzit nuk dinë është se nuk është vetëm një truk ligjor për të prodhuar një kandidat komunist dhe për të ripodhuar Hysni Milloshin, tashmë jo me Edi Ramën, por përballë Erion Veliajn. Fakti që sot Flamur Noka është bërë komunist për të regjistruar një kandidat dhe Ilir Meta është sot parti e djathtë nga ish-Lëvizje Socialiste në një lëvizje para fashiste, do të thotë që kanë një skizofreni me identitetin e tyre. Janë bërë bipolar politik, pra një bipolaritet politik ku të njëjtën njerëz gdhihen fashistë dhe ngrysen komunistë dhe anasjelltas. Kjo është drama e tyre për të cilën do flitet gjatë pas datës 15”, theksoi Veliaj./Albeu.com/