Mbyti të dashurën vret edhe të atin, mjeku 47-vjeçar lihet në arrest shtëpie

Mjeku Rafael Azulay, 47 vjeç, u akuzua për vrasje të dyfishtë tre vite më parë.

Ai vrau babain e tij, 67-vjeçarit Asher Azulay dhe më parë kishte mbytur të dashurën e vetë.

Policia tha se ai vrau babanë e tij në maj 2018 pasi u kërkoi prindërve të gjenin karikuesin për detektorin e kyçit të këmbës dhe ta sillnin në shtëpinë e tij në ëeston, ku ai ishte në arrest shtëpie për një incident të ndodhur në mars të 2018 me ish të fejuarën e tij.

Pasi qëlloi për vdekje të atin, Azulay më pas qëlloi veten në stomak dhe u dërgua në spital në gjendje kritike. Para vrasjes së të atit, Azulay ishte akuzuar edhe më parë për sulm të rëndë pasi kishte kërcënuar nënën e tij, raporton Daily Mail.

Megjithatë, sipas marrëveshjes për pranimin e fajësisë, akuza për vrasjen e Azulay u lehtësua dhe ai mori një dënim me 10 vite arrest shtëpie.


Shtuar 21.02.2022 10:53