Mbyllja e kufijve, Kreshnik Spahiu sulmon ashpër Albin Kurtin: Turp, ndave shqiptarët për inatin e Ramës! (VIDEO)

Ditën e sotme Kosova vendosi masa të reja anti ovid-19 duke bllokuar lëvizjen e lirë të shqiptarëve.

Kjo masë e re e cila u kërkon shqiptarëve të Shqipërisë tampon ose dëshmi të vaksinimit, ka shkaktuar shumë pakënaqësi.

Një ndër kritikuesit është edhe Kreshnik Spahiu i cili nuk kursehet me kritikat dhe akuzat ndaj kryeministrit Albin Kurti.

“Albin Kurti pasi premtoi 16 vjet bashkim kombëtar, sot mbylli kufijtë për shqiptarët e jugut.Do thoni ju që e ka inatin me Edi Ramën. Dakord por sot ai ka ndarë një popull në dy pjesë dhe jo dy parti…”- shkruan ndër të tjera Kreshnik Spahiu.

Postimi i plotë i Spahiut në Facebook:

PO NDODH:
Ky është kufiri Shqipëri-Shqipëri.

Albin Kurti pasi premtoi 16 vjet bashkim kombëtar, sot mbylli kufijtë për shqiptarët e jugut.

Të hysh në Kosovën e Albin Kurtit është më keq:

– se në murin amerikan me Meksikën
– se në murin turk me Iranin
– se në murin kinez
– se në murin Shengen me BE

Do thoni ju që e ka inatin me Edi Ramën.
Dakor Dakort por sot ai ka ndarë një popull në dy pjesë dhe jo dy parti…..
Jam i sigurtë që nga Serbia mund të hyni më lehtë në shtetin e dytë shqiptar por që drejtohet nga bajraktar.
Gjithmon trishtohesha kur fqinjët na akuzonin: “Shqiptarët s’kanë aftësi shtet formuese” /albeu.com/


Shtuar 30.08.2021 16:53