Pas rreth një ore protestë, është mbyllur tubimi i opozitës.
Sali Berisha pati një fjalë të gjatë para protestuesve të mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, teksa ndër të tjera tha se në 11 maj do të fitojnë.
“Ne jemi e vetmja forcë politike që përmbysëm dy diktatura, atë të Enverit dhe bastardit komunist. Rroftë PD. Miqtë e mi, përsëri krimi është kundër nesh, prokuroria politike dhe gjykata e narkoshtetit janë kundër nesh, por ne përsëri jemi të pamposhtur dhe qëndrojmë si mur në fitoren tonë”, tha Berisha.
Gjatë protestës si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike drejt punonjësve të Policisë, janë lënduar tre prej tyre, një punonjëse në sy, një punonjës në dorë dhe një tjetër në fytyrë.
Ndërkohë pas mbylljes së protestës, qytetarët janë shpërndarë.