Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit në 6 bashki të vendit, gjatë këtyre zgjedhjeve të pjesshme lokale.
Materialet e kutive të votimit do të shoqërohen nga efektivët e policisë.
Deri më tani raportohet për një numër të ulët votuesish që shkon rreth 30 %.
Dibra ka qenë bashkia e cila ka pasur pjesëmarrjen më të lartë në procesin e votimit. Në Vorë kanë marrë pjesë në votime 39% të qytetarëve.
Ndërsa Shkodra e Durrësi kanë pasur pjesëmarrjen më të ulët në votime./albeu.com