Ka përfunduar pjesa e parë mes Islandës dhe Shqipërisë në Reykjavik në kuadër të fazës së grupeve të Nations League.
“Kuqezinjtë” kanë shkuar në dhomat e zhveshjen me avantazhimin minimal 0-1, falë një goli të Taulant Seferit në minutën e 30, që ishte edhe pari me fanelën e kombëtares për sulmuesin e Tiranës.
45 minutat e para kanë qenë të balancuara, me Shqipërinë që ka zotëruar më shumë topin, por me vendasit që janë treguar më të rrezikshëm, edhe pse nuk kanë mundur ta dërgojnë topin në rrjetë edhe për meritë të Berishës.
Kujtojmë që në këtë ndeshje, Reja ka mungesa të shumta në sulm, si Broja e Uzuni./albeu.com