Festivali i njohur ‘Sunny Hill’ përfundoi. Për tre netë me radhë, qytetarët e Tiranës e jo vetëm ndoqën nga afër performancat e artistëve të tyre të preferuar, me tyre edhe botërorë. Koncerti i themeluar nga këngëtarja shqiptare Dua Lipa u mbajt dhe disa javë më parë në Kosovë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin e bukur me të gjithë fansat e Duas. Ai shprehet se mezi pret ardhjen e saj në muajin nëntor në Tiranë. Mbase Dua do të jetë këngëtarja speciale për festën e 28-29 nëntorit.
‘MIRËMËNGJES dhe me superenergjinë e “Sunny Hill” e me falenderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në nëntor, ju uroj një javë të mbarë’- shkruan Rama përkrah videos përmbledhëse të koncertit.