Mbyllen hetimet për vrasjen e Diabolik, çfarë rezulton dhe kush mbetet mister

Janë mbyllur hetimet për vrasjen e Diabolik dhe vrasësi ka dalë para drejtësisë, ndërsa porositësi mbetet akoma mister.

Sipas hetuesve, argjentinasi Raul Esteban Calderon është personi që vrau Fabrizio Piscitelli, i njohur gjithashtu me nofkën Diabolik.

Të lidhura

None found

Ai e vrau atë me një të shtënë me armë zjarri në kokë më 7 gusht 2019 në Parco degli Acquedotti, në mes të Romës.

Por në një kohë që është kapur autori i vrasjes, ende mbetet mister porositësi.

Për momentin, edhe pse Prokuroria e Romës i ka mbyllur hetimet, nuk ka një emër. Për momentin në gjyq do të shkojë vetëm argjentinasi, i cili do akuzohet për vrasje me metoda mafioze.

Katër persona të tjerë janë nën hetim në lidhje me pritën që iu bë Piscitellit; Guido C. dhe Luca DR, kanë siguruar armët dhe mjetet e krimit. Asgjë nuk është konfirmuar ende, por në ditët në vijim do të kryhen hetime për të verifikuar përfshirjen e mundshme të Giuseppe Molissos në vrasjen e Diabolikut.

Calderon akuzohet edhe për një tjetër vrasje, së bashku me Enrico Bennato: atë të Selavdi Shehajt, i njohur si ‘Simone’.  Vrasja e tij dyshohet se ka lidhje me një seri vrasjes që nisën më 7 gusht 2019 me vrasjen e Fabrizio Piscitellit. Kjo u pasua nga tentativa për vrasjen e Leandro Bennato më 14 nëntor 2019 dhe disa anëtarëve të tjerë të bandës së Diabolik, me origjinë shqiptare.

Giuseppe Molisso akuzohet si nxitësi i vrasjes, e mendohet se ka porositur argjentinasit Calderon dhe Enrico Bennato, për të mbaruar punët e tij. Por ende nuk ka prova. Në grindjen për kontrollin e shesheve të trafikut të drogës, pas vrasjes së Piscitellit, në plan të parë doli ‘narkomani’ shqiptar Elvis Demçe, i lidhur gjithashtu në të kaluarën e tij me ‘Diabolik’.


güvenilir bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişproductos-dagustokahraman haberdeneme bonusu