Mbulimi vaksinal u përkeqësua edhe më tej pas pandemisë, rënia u thellua me 2021

Për shkak të trashëgimisë nga komunizmi, Shqipëria renditej ndër vendet më përqindjen më të lartë të mbulimit vaksinal na rajon dhe me gjerë.

Por pandemia Covid-19 me masat kufizuese në lëvizje e përkeqësoi me tej ketë tregues, i cili edhe pas pandemisë shfaqi një ecuri jo të mirë.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se në vitin 2021, vërehet një ulje e mbulesës vaksinale ndaj Difterisë, Tetanozit, Kollës së mirë, Fruthit, Rubeolës dhe Parotitit.

Psh, vaksina për fruthin u realizua vetëm në 89% nga 95 % para pandemisë më 2019 dhe 91 për qind gjatë vitit pandemik 2020. Mbulesa vaksinale për poliometlitin ishte 98 % nga 99 % para pandemisë. Për Rubeolën mbulesa vaksinale ishte 89.2% nga 95 % para pandemisë dhe 91% gjatë vitit pandemik 2020. Sipas tabelës bashkëngjitur shihet se, mbulesa vaksinale është përkeqësuar për të gjitha sëmundjet që parandalohen me vaksinë.

Rekomandimet e OKB dhe OBSH janë për një mbulim 100 % të popullatës me vaksina.

Shqipëria filloi prodhimin e vaksinave kundër shumicës së sëmundjeve të fëmijërisë që parandalohen me vaksina nga fundi i viteve.

Deri në kohën e ndryshimeve social-ekonomike, në fillim të viteve ’90-të, vendi ishte i pavarur – në kuptimin që prodhonte vetë vaksinë, por ky prodhim u ndërpre në vitin 1992 dhe në atë kohë ishte UNICEF-i që mbuloi nevojat për vaksinë, deri ne vitin 2006 ku shteti shqiptar filloi të mbulonte plotësisht nevojat për vaksina.

Një mbështetje për vaksina ka dhënë dhe GAVI – Aleanca Globale e Vaksinave dhe imunizimit.

Vaksinat ofrohen në maternitet dhe në sistemin e kujdesit shëndetësor parësor sipas një skeme të caktuar. Mbulesa vaksinale para pandemisë ishte mbi 90% dhe varion nga 95-99% në shkallë vendi me një mesatare prej 98% duke treguar për një cilësi të vlefshme të këtij shërbimi, duke ofruar këtë shërbim për çdo fëmijë, panvarësisht vendit ku banon apo gjendjes social-ekonomike, duke e bërë atë një tregues model të barazisë në ofrimin e këtij shërbimi.

Instituti i Shëndetit Publik ka përcaktuar standardet që duhet të këtë çdo qender shëndetësore në lidhje me vaksinimin dhe rolet që kanë aktorët e ndryshëm për të plotësuar këto standarte. Vaksinimi bën pjesë në paketën e shërbimeve të veçanta për fëmijët e cila ndiqet nga personeli infermier vaksinator dhe mjekët e konsultorit si dhe mjeku pediatër duke përfshirë përherë e më shumë mjekun e familjes, sidomos në fshat./monitor


Shtuar 3.08.2022 09:20