Mb*ti babanë me tel dhe në bashkëpunim me nënën e raportuan si aksident, 26-vjeçarja: Ishte fanatik, s’më linte të dilja

Një krim i rëndë ka ndodhur në familjen Rama në fshatin Frashëri të Fierit. 26-vjeçarja, Emanilda Rama është arrestuar pasi ka mbytur me tel babain e saj dhe në bashkëpunim me nënën, e cila po ashtu është shoqëruar në polici, e ka raportuar ngjarjen si aksident.

Bëhet me dije se vajza e ka pranuar krimin dhe është shprehur se i ati ishte fanatik dhe nuk e lejonte të vishej apo të dilte. Sipas informacioneve, e reja e ka kallëzuar ngjarjen në polici dje rreth orës 23:00 dhe është shprehur se babai i saj, Anesti Rama ka humbur jetën aksidentalisht.

Pas dëshmisë së saj, policia ka ngritur dyshimet se ngjarja mund të mos jetë aksident dhe pas hetimeve ka rezultuar se vajza ishte autorja e krimit. Siç u përmend dhe më sipër, nëna e 26-vjeçares është gjithashtu në polici, pasi dyshohet se ka ndihmuar vajzën të pastrontë trupin e viktimës me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.


Shtuar 24.07.2025 18:06