Situata e zjarrit në majën e Rrunës, në Kukës, vijon të mbetet tejet problematike duke vënë në rrezik jetën e banorëve dhe bimësinë në atë zonë.
Lajmin e bëri të ditur Komisioni i Mbrojtjes Civile Prefektura Kukes, përmes një njoftimi.
Megjithë angazhimin e helikopterëve dhe forcave të ushtrisë, duket se moti i nxehtë dhe era po e bejnë të pamundur shuarjen e flakëve.
Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 8 punonjës të pyjores, si dhe 10 forca nga komuniteti.
Në mbështetje të strukturave të bashkisë janë angazhuar dhe 18 forca të Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale Kukës./albeu.com/