“Mbreti i Stuhive” godet Tajvanin, 14 viktima dhe qindra të zhdukur nga supertajfuni “Ragasa”

Tajvani lindor është përballur me një katastrofë natyrore të përmasave të mëdha, pasi u godit nga tajfuni “Ragas”, e njohur ndryshe edhe si “Mbreti i Stuhive”.

Supertajfuni Ragasa, i cili kaloi me forcë të madhe mbi Tajvan, ka lënë pas 14 të vdekur, 18 të plagosur dhe 124 persona të zhdukur, sipas Qendrës së Operacioneve të Emergjencës.

Rreth 100 banorë janë ende të bllokuar, duke pritur ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Katastrofa u përkeqësua kur liqeni pengues i përroit Matai’an, i formuar pas një rrëshqitjeje dheu nga tajfuni Wipha në korrik, doli nga shtrati. Si rezultat, rreth 60 milionë ton ujë u lëshuan me forcë të madhe, duke përmbytur zonat përreth dhe duke rrëzuar ura e goditur qytetin Guangfu.

Ujërat e përmbytjes përfshinë urë kyçe, përmbytën automjete dhe lanë katet përdhese të qindra shtëpive nën ujë.

Në disa pjesë të Hualienit, niveli i ujit arriti lartësinë e një ndërtese njëkatëshe. Shumë banorë u detyruan të ngjiten në katet e sipërme për të shpëtuar, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuar.

“Ragas’ protet të jetë stuhia më e madhe dhe e fuqishme në botë për 2025 me erëra që arrinin shpejtësinë 260 km/orë.


Shtuar 24.09.2025 08:13