Ditën e sotme, Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, do të mblidhet sërish në 11:00. Mbledhjen e kaluar, palët nuk arritën dakordësinë për të miratuar planin e hetimit dhe kjo pikë do të diskutohet sërish sot.
Pritet që plani i hetimit të integrojë të dy draftet e palëve, ndërsa në rend dite është futur edhe miratimi i kërkesave për informacion.
Plani hetimor i opozitës parashikon që në listën e dëshmitarëve të thirret kryeministri Edi Rama, ish-ministrat Beqaj e Manastirliu, ministrja Koçiu etj.
Ndërsa nga mazhoranca kërkohet shtrirja e listës së dëshmitarëve, me të gjithë ish-ministrat e shëndetësisë që nga viti 2006, pra duke përfshirë ministrat e qeverisë Berisha 1 dhe koalicionit të mëvonshëm të tij me Metën, si dhe zyrtarë e auditues të KLSH.