Mblidhet Komisioni i Mbrojtjes Civile në Lezhë, Prefekti: Bashkitë të jenë më bashkëpunuese për përballimin e situata emergjente nga moti

Teksa reshjet e shiut janë prezente që prej nisjes së stinës së vjeshtës, ku nuk kanë munguar dhe problematikat, institucionet vendore në Lezhë janë vënë në lëvizje. Nën drejtimin e prefektit Gjergj Prendi u zhvillua takimi i Komisionit të Mbrojtjes Civile në rang qarku, për planifikimin dhe përballimin e situatave që mund të krijohen nga moti i keq.

Në fjalën e tij para përfaqësuesve të institucioneve vendore, prefekti ju kërkoi bashkive bashkëpunim që të ezaurohen të gjitha mundësitë në raste emergjencash dhe më pas të kërkohet mbështetje e institucioneve qendrore.

Furnizimi me energji elektrike i hidrovoreve është parësore për të shmangur përmbytjet i shpreh prefekti Gjergj Prendi.

Referuar dhe eksperiencave të viteve të shkuara Lezhë dhe Kurbini, janë më të rriskuara nga përmbytjet ndaj dhe vëmendja më e madhe e autoriteteve do të jetë e përqendruar në këto bashki për përballimin e çdo situate që mund të krijohet.


Shtuar 18.10.2024 09:59