Këtë të shtunë, mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste. Ashtu siç ishte paralajmëruar, mbledhja e socialistëve do të mbahet mes Tiranës dhe Durrësit, në Lalz, ndërsa është parashikuar që aktiviteti të nisë zyrtarisht në orën 10:00.
Kryeministri Rama, pasi bëri ndryshimet në qeveri, duket se ka kthyer sytë nga partia, ku në fokus është riorganizimi i saj.
Mësohet se fjalën hapëse në mbledhje, do ta ketë pikërisht Sekretari i përgjithshëm i PS-së Blendi Klosi, për t’ja pasuar më pas kryesocialistit, Edi Rama.
Gjihashtu, mësohet se kryefjalë e diskutimeve do të jetë puna e Organizatave Socialiste në rang vendi, udhëzime për zgjedhjet e brendshme të partisë dhe po ashtu analizë të detajuar mbi performancën në zgjedhjet parlamentare në 2025-ën si dhe fokusin për zgjedhjet e radhës, ato në 2027-ën.
Kujtojmë se socialistët do të riformatojnë strukturat e brendshme që nga baza, kryetarët e organizatave socialiste dhe zgjedhjen e forumeve të reja, proces zgjedhor që pritet të përfundojë më 12 qershor. Kjo datë përkon dhe me 35 vjetorin e krijimit të Partisë socialiste.
