Sapo ka filluar mbledhja e Kryesisë së PS ku po diskutohet lista me 10 kandidatura për President për t’u përzgjedhur më pas vetëm një emër.
Kryeministri, Edi Rama ka mbledhur gjithë telefonat e deputetëve socialistë të cilët po marrin pjesë në mbledhje.
Telefonat i kanë lënë jashtë sallës ku po zhvillohet mbledhja që drejtohet nga kryeministri Rama.
Deri më tani kanë qarkulluar 2 emra nga 10 që janë në listën e Kryesisë së PS. Bëhet fjalë për Ardjan Dvoranin dhe Majlinda Bregun si pretendent për këtë post./albeu.com