Mbledhja për 110 vjetorin e Pavarësisë, Berisha jashtë Kuvendit: Do të doja një stendë të zezë ku të vendoseshin Enver Hoxha dhe Edi Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend ku do të mbahet mbledhja e dy qeverive, asaj shqiptare dhe asaj kosovare ne kuadër të 110 vjetrorit të pavarësisë.

Berisha u shpreh se do të donte që jashtë Kuvendit të vendosej edhe një stendë e zezë përvec të tjerash ku të vendoseshin personalitet anti-kombëtare si Enver Hoxha dhe Edi Rama.

“Ju përgëzoj per këtë punë të shkëlqyer. Do të doja të kishit vendosur një stende të zezë ku të vendoseshin personalitet anti-kombetare të tipit të Enver Hoxhës dhe Edi Ramës, si vllau i Vucicit, që u thot ky për të tall kosovarët. Historinë tani ne duhet ta shohim sic është me të gjithë dritëhijet e saj.”/albeu.com