Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ku u vendos për hapjen e garës së menjëhershme për kryetar është shoqëruar me tensione të shumta, përplasje, dhunë verbalë në selinë e PD-së zyrtare.
Mësohet se pas përplasjeve të shumta, të parët që kanë braktisur mbledhjen kanë qenë kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazmend Bardhi dhe deputeti Dashnor Sula.
Pasi kanë dalë nga selia, ata janë ofenduar nga mbështetësit e Lulzim Bashës.
Më pas Saimir Korreshi, Lefter Geshtenja, Bledion Nallbati dhe Helidon Bushati pasi u larguan nga mbledhja u ndalën në murin e Kryesisë së Kuvendit nga mbështetësit e Bashës që përgjatë gjithë mbledhjes kanë ushtruar presion duke hapur herë pas here derën e sallës ku po mbahej mbledhja dhe kanë lëshuar ofendime ndaj anëtarëve të Kryesisë që janë kundër hapjes së procesit për garën e kryetarit.
Mësohet po ashtu se ata, kanë tentuar që të godasin këta deputetë.