Mbledhja me degën e demokratëve të Durrësit, reagon Ervin Salianji: Nisëm një përpjekje pa kthim për të zgjeruar dhe ripërtërirë PD-në

Ervin Salianji bëri një postim në rrjetet sociale pas takimit të sotëm me demokratët në Durrës, të cilët i falenderon për pjesëmarrjen.

Salianji shkruan se demokratët sot ishin të shumtë dhe takimi me ta ishte emocionues. Sakaq, bëri edhe një herë thirrje për t’u bashkuar dhe për ripërtëritjen e partisë.

Postimi i Salianjit në Facebook:

Një falenderim zemre për të gjithë demokratët e Durrësit, që na u bashkuan sot aq të shumtë dhe me plot shpresë. Ishte emocionuese.

Nisëm nga aty një perpjekje pa kthim , për ta zgjuar dhe ripërtërirë Partinë Demokratike, për ta bashkuar më shumë dhe të gjithë bashkë të shkojmë drejt fitores!

Mirënjohje përjetë për demokratët e Durrësit!


Shtuar 3.12.2025 22:33