Këtë të enjte 13 nëntor 2025, kryeministri Edi Rama dhe homologia italiane Giorgia Meloni, kanë firmosur shkëmbimin e marrëveshjeve që rrisin bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në sektorë të rëndësishëm.
Marrëveshjet përfshijnë fusha si:
Kujdesi shëndetësor
Energjia dhe mjedisi
Industria e sigurisë dhe mbrojtjes
Menaxhimi i migracionit
Arsimi dhe inovacioni
Diaspora dhe transformimi ekonomik
Në një postim në Facebook, Rama shkroi:
“Romë – Shkëmbimi Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë mbi bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen e zgjuar”.
Ditën e sotme, u mbajt mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane në Romë, mbledhje e cila shënon dhe nivelin më të lartë të bashkëpunimit mes dy shteteve.
Në fund të muajit tetor, qeveria miratoi në parim një marrëveshje bashkëpunimi me Italinë për të paktën 10 sektorë.

