Mbledhja e Këshillit të Ministrave, Rama bën ndryshime në qeveri! Shkarkime dhe emërime te Arsimi dhe Ekonomia

Këshilli i Ministrave zhvilloi sot mbledhjen e radhës, nga e cila u miratuan vendime në fushën e ekonomisë, sigurisë dhe administratës publike. Në kabinetin qeveritar, Armela Baka emërohet Zëvendësministre e Arsimit, duke zëvendësuar Endrit Hoxhën, ndërsa Martin Kajo merr detyrën e Zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, në vend të Sokol Dumës.

Në prefekturat, Holta Duda emërohet prefekte e Qarkut të Shkodrës, duke zëvendësuar Majlinda Angonin, ndërsa Albana Hasanaj merr drejtimin e Qarkut të Gjirokastrës, në vend të Odise Kotes.

Gjithashtu, janë kryer ndryshime në Këshillin Drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Viola Haxhiademi përfaqëson tani Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke zëvendësuar Ermal Nufin, dhe Dritan Palnikaj merr vendin e Alban Mësonjës si përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

VENDIMI:

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u propozuan disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve:

– Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit.

– Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.

– Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

– Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.

– Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Albana Hasanaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.

– Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

– Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.


Shtuar 5.11.2025 17:27