Grupi Parlamentar i PS është mbledhur paraditën e sotme në orën 10:00 për të marrë firmat mbështetëse për kandidaturën e Kreut të Ri të Shtetit, Bajram Begaj.
Kandidatura e Begajt pritet që të dorëzohet sot para orën 12:00 në Kuvend me 20 firmat e deputetëve.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla lexoi para deputetëve vendimin e Kryesisë.
“Kryesia e PS ka marrë vendimin për ti propozuar grupit parlamentar si më postë vijon.
Duke mbajtur në konsideratë pozicionin kushtetues e rolin që i jep kushtetuta Presidentit, cilësitë pa orientim politik, për të propozuar kandidatin me integritetin më të lartë.
Kryesisa i propozon grupit si kandidat për president zotin Bajram Begaj.
Bajram Begaj plotëson kriteret kushtetuese ligjore.
Zoti Begaj nuk ka asnjë pengesë ligjore për të qenë kandidat për President.
Besimim se kjo kandidaturë do mbështetet dhe nga deputetë të tjerë të Kuvendit”, u shpreh Balla. /albeu.com