“Mbi 130 mijë fletë votimi të humbura”, KQZ i kthen përgjigje PD-së: Ja pse del ky numër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me në krye Ilirjan Celibashin, i kanë kthyer përgjigje kërkesës urgjentë të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për pretendimin e mbi 130 mijë fletëve të votimit të humbura.

Në kërkesën e dërguar ditën e sotme, PD bënte thirrje për nisjen e një hetimi urgjent pasi sipas tyre mbi 130 mijë fletë votimi të zgjedhësve vendas dalin të humbura nisur nga fakti se numri i tyre uk përputhet me numrin e total të fletëve të prodhuara me shumën e atyre të përdorura + të papërdorura + të dëmtuara.

Në përgjigjen e kthyer, KQZ sqaron se një pjesë e mirë e këtyre fletëve të votimit i përket dhe votimit elektronik të ushtruar në dy zona në kryeqytet, pasqyrime këto që janë bërë me gabime në procesverbale.

Përgjigja e KQZ drejtuar PD:

I nderuar Z. Nuri

Në përgjigje te kerkesës tuaj lidhur me verifikim të menjëhershëm të fletëve të votimit tö përdorura për zgjedhjet e datës I I Maj 202* ju informojmë se:

Numri prej 1,935,328 flete votimi tö papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.

Këtij numri i duhen shtuar edhe:

27,340 fletët e votimit per 74 QV, ku ështe aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). Sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur;

99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve Për 233 QV, nö procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura;

5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test Ilogiik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse Për Gdo QV (janë 1,380 QV kanë raportuar këto të dhëna me gabime).


Shtuar 2.06.2025 22:11

Tags: ,