Mbeti i plagosur në masakrën e Shkodrës/ Erogen Vaso rrëfen ngjarjen: U largova me vrap, autori më ndoqi duke qëlluar, zbulohet lidhja me fisin Bajri

Erogen Vaso, i cili mbeti i plagosur gjatë atentatit të para dy ditëve në Shkodër, është marrë sërish në pyetje nga autoritetet.

Vaso besohet se ishte shënjestra e atentatit të kryer nga Ragip Gila, i cili la të vdekur dy persona dhe plagosi dy të tjerë, përfshirë edhe 43-vjeçarin.

Ai ka treguar për autoritetet se ishte duke konsumuar kafenë e mëngjesit, në momentin që pa një person me skafandër në kokë dhe armë.

“Në atë moment u ngrita dhe u largova me vrap”, u shpreh ai.

Më pas, ai rrëfeu se Gila e ka ndjekur nga pas duke e qëlluar me armë. Sakaq, ai mohoi të kishte njohje me autorin apo ndonjë konflikt të mëparshëm.

Sa i përket marrëdhënies së tij me fisin Bajri, Vaso pranoi se ka miqësi me ta, por u shpreh se nuk është i përfshirë në ngjarje kriminale.


Shtuar 10.09.2025 13:27