Mbeti i plagosur në atentatin ndaj Gilmando Danit/ Punonjësi i AMP-së i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin ku viktimë mbeti Gilmando Dani, krahu i djathtë i i Emiljano Shullazit dhe i plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Bëhet me dije se Shaljani, punonjës i AMP-së i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Traumës.

40-vjeçari ka marrë disa plagë në trup. Shaljani drejtonte automjetin anti-blind në pronësi të Elvis Kosovës, ndërsa Gilmando Dani ishte pasagjer, kur drejt tyre u hap zjarr me breshëri kallashnikovi te rrethrrotullimi i Rinasit. Gilmando Dani sot kishte ardhur në Shqipëri nga Barcelona dhe u vra vetëm disa minuta pasi kishte hipur në makinë.

Më pas, efektivët e policisë arritën me vështirësi të thyenin xhamin e makinës nga ana e shoferit, duke përdorur sende të forta, për të hapur më pas derën. Nga pamjet e publikuara duket shoferi i cili nuk lëviz dhe viktima dallohet me trupin e anuar në brendësi të makinës, nga ana e shoferit dhe me kokën poshtë.

Pas atentati, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës dhe kanë qenë me një mjet Toyota Yaris me targa greke dhe vetëm pak minuta më vonë ngjarjes, makina e përdorur për vrasjen u gjet e djegur në fshatin Halil./


Shtuar 11.11.2025 16:12