Mbetën të bllokuar në kanionin e Gjipesë, shpëtohen pas 5 orësh kërkime turistët belgë

Ty turistë belgë që mbetën të bllokuar në kanionin e Gjipesë janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë.

Pas 5 orësh kërkime në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, të dy turistët janë gjetur dhe nxjerrë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi morën njoftim se 2 turistë belg, duke eksploruar kanionin e Gjipesë, Himarë, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë dhe e kishin të pamundur të dilnin nga kanioni”, thuhet në njoftimin e policisë.

Menjëherë pas njoftimit, në drejtim të kanionit janë nisur shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse.

Si rezultat i kërkimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe nxjerrja nga kanioni, e 2 turistëve, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Vlorës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë, gjatë gjithë vitit./Albeu.com 


Shtuar 26.10.2023 08:44