Mbetën të bllokuar në gjirin e Filikurti në Himarë, shpëtohen dy turistët amerikanë

Dy turistë amerikanë të cilët kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtu “Gjiri i Filikurit” janë shpëtuar dhe janë në gjenje të mirë.

Ata ishin bllokuar në shkëmbinjtë në zonë dhe kërkuan ndihmën e policisë, e cila i ka nxjerrë ata në breg.

Njoftimi i policisë:

Ditën e sotme, salla operative e Policisë Kufitare Himarë ka marrë njoftim për 2 turistë amerikanë, të cilët ishin duke lundruar me një mjet lundrues kanoe, në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit” dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi ishin bllokuar në shkëmbinjtë, që gjendeshin në atë zonë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi, për t’iu ardhur në ndihmë 2 turistëve. Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë ata në breg, duke i shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare, dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët kanë falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar gjatë ofrimit të ndihmës.

Policia e Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë.

 


Shtuar 5.07.2023 21:53