Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se protesta e opozitës nuk e rrezikon aspak mazhorancën, ndërkohë që tregoi një bisedë me një militant të PD-së i cili kishte ardhur me furgon në protestë për të rrëzuar Ramën, siç premtoi Berisha, por u zhgënjye.
“Po nuk ka takat doktori… Duhet të qëndronte ditë-natë në shesh, por prapë me Saliun nuk bashkohet e gjithë opozita. Jam 100% dakord me atë që tha Murrizi, por mund të shtoj, PD dhe Berisha ka disa muaj apo vite, që thonë kjo është protesta e fundit që rrëzon Ramën. Vijnë militantët, njoh të ndryshëm. Njëri më tha këtë rradhë ka mbaraur Rama. Pas mitingut, më tha pagova fugonin, pagova militantët dhe tani nuk vij më. Zhgënjehen njerëzit. Po të ketë lidership të besueshëm opozita, edhe unë dal në protestë, se i thonë katër mandte mazhoranca. Por ka një opozitë, që doktori mban Ramën në pushtet.
Me këtë mënyrë, të djegë dhe të bëjë cfarë të dojë… Në kohën e Bashës ka patur protestë më të madhe PD-ja, ishte edhe më afër pushtetit dhe nuk fitoi dot. Me doktor Berishën, që e ka bërë historinë e vet, nuk vjen në pushtet PD. Kryetari i ri i PD duhet të jetë kandidati për kryeministër. Me PD dhe me Berishën, e mund dot Ramën? Jo. Duhet front i ri”, tha ndër të tjera Lesi.
