Mbështetën “foltoret” e Berishës, çfarë penalizimesh parashikon ligji në SHBA? A rrezikojnë edhe biznesmenët?

Mbështetësja e Sali Berishës, Evi Kokalari, bëri me dije dy ditë më parë se do të tërhiqej nga misioni i saj politik në Shqipëri.

Ajo u shpreh se do të vijonte aktivitetet e saj në SHBA, por sipas disa burimeve, ajo i druhej penalizimeve që mund të kishte nga SHBA-të për mbështetjen e personave “non grata”.

SHBA ka një përcaktim strikt ligjor për mbështetjen që u bëhet personave “non grata” dhe organizatave të shpallura të padëshiruara nga amerikanët. Sipas këtij përcaktimi, nëse ka transaksione dhe mbështetje të një personi “non grata” apo të një organizate të shpallur kriminale nga SHBA, kjo quhet vepër penale. “Disa nga pasojat ligjore mund të përfshijnë: Konsiderimin krim të sigurimit me vetëdije të mbështetjes materiale për një organizatë të shpallur publikisht të padëshiruar;

Konsiderimin si krim kur me vetëdije ka transaksione ose marrëveshje me një person “non grata” ose organizatë “non grata””, thuhet në përcaktim. Sipas burimeve, përveç Kokalarit, ky përcaktim rrezikon dhe shumë individë të tjerë. Berisha mbajti dy foltore virtuale me SHBA, ku disa biznesmenë, aktivistë, fondacione dhe organizata i dolën në krah. Por këto takime dikush i ka financuar. Kushdo që ka hedhur para për të tilla evenimentesh rrezikon të penalizohet nga amerikanët në bazë të këtij përcaktimi.

Të gjithë ata që i dolën krah Berishës janë shqiptarë në origjinë, por me pasaportë amerikane dhe i nënshtrohen rregullave të SHBA. Sipas burimeve, mund të ketë masa drastike ndaj të gjithë atyre që kanë kryer transaksione apo kanë mbështetur materialisht “foltoren”.

Të rrezikuar edhe biznesmenë

SHBA ka paralajmëruar se do të vendosë sanksione ekonomike ndaj të gjithë atyre që cilësohen si rrezik për të. Shumë personave “non garta” u janë llokur biznese e pasuri, ndërsa sinjalet janë se SHBA mund të marrë masa edhe ndaj bizneseve që kanë financuar aktivitetet e Berishës. Të martën, ish-kryeministri në një studio televizive akuzoi Bashës se i ka dhënë ambasadës një listë me të gjithë biznesmenët që e kanë financuar. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë me shumë gjasë SHBA do vendosë sanksione ndaj biznese që operojnë përmes degëve të tyre në SHBA. “Basha i ofroi një listë me biznesmenë që ndihmojmë “Foltoren” zotit Escobar. Njerëz që kurrë Berisha nuk ka kërkuar jo në Foltore, por edhe më përpara asnjë qindarkë të vetme. Ata thirren një nga një në ambasadë për të dhënë llogari siç u thirrën gazetarët që të mos transmetojnë Foltoren. E gjitha është kjo. Ata që i besojnë Bashës bëjnë gabim të jashtëzakonshëm”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berishë të martën në mbrëmje. Të gjithë zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë se shpallja “non grata” nuk do jetë i vetmi akt, pasi do ketë dhe sanksione ekonomike. Pas tentativave të Berishës për dhunë dhe kaos, priten dhe zhvillime në këtë aspekt./albeu.com/


Shtuar 13.01.2022 11:43