Mbërrin presidenti francez Emmanuel Macron, vizita e parë zyrtare në Shqipëri

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në Tiranë rreth orës 19:30.

Për ta pritur ka dalë zv.kryeministrja Belinda Balluku për shkak se kryeministri Edi Rama ndodhet në samitin e Procesit të Berlinit që është drejt përfundimit të punimeve.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri Edi Rama. Për shkak se e shtyu me disa orë vizitën e tij, Macron ka humbur punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit edhe pse më herët e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

“Dita për disa prej jush përfundon këtu, por për mua vazhdon ende pasi Presidenti i Francës sapo ka mbërritur. Na duhet të vijojmë më pjesën tjetër të këtyre ditëve me vizitën e parë të një presidenti francez në tokën tonë. Mirëpritja jonë duhet të shkëlqejë edhe në mbrëmje”, tha Rama.


Shtuar 16.10.2023 20:07