Mbaruan protestat, nis sërish rritja drastike e çmimit të naftës (FOTO LAJM)

Ditën e sotme në shumë prej karburanteve të vendit është parë një rritje e çmimit.

Çmimi i naftës ka arritur në 221 lekë për litër mëngjesin e ditës së sotme, nga 204 lekë për litër që ishte.

Kjo rritje vjen në një kohë që ende nuk ka një vendim zyrtar të bordit të administrimit të karburanteve.

Rritja vjen pas një vale të uljes së çmimit, pas nisjes së protestave qytetare.

Por mesa duket, me përfundimin e protestave në vend, ka nisur sërish rritja e çmimit të karburanteve, rritje kjo e justifikuar me Luftën në Ukrainë./albeu.com/